Sundimi i ligjit qëndron në thelbin e draft-rezolutës së miratuar nga Komiteti i Parlamentit Europian për Punët e Jashtme (AFET) në mes të tetorit e që prutet të votohet nga PE-ja në seancën plenare, të planifikuar te mbahet ne mesin e muajit nëntor. Rezoluta u fokusua tek shtetet e Ballkanit Perëndimor, Turqia dhe vendet e Partneritetit Lindor, duke vënë në dukje pengesat konkrete në rrugën e tyre europiane për t`u marrë në shqyrtim për secilin shtet individualisht.