Komisioni i Parlamentit Europian Pegasus po përgatitet t`i japë dritën jeshile disa rekomandimeve që synojnë menaxhimin e një “papërshtatshmërie të ndjeshme” të BE-së në raport me trajtimin e teknologjisë së mbikëqyrjes. Drafti i paraqitur komisionit të krijuar në 2022-shin për të hetuar abuzimet me softuerin e përgjimit nga qeveritë e bllokut, vjen në vazhdën e një dokumenti të lëshuar nga eurodeputetja Sophie In 't Veld në muajin nëntor, i cili kishte shqyrtuar punën e deritatëhershme të këtij organizmi.