Kosova mbylli të dielën procesin zgjedhor për parlamentin. Lëvizja Vetëvendosje u rrit për rreth 8 për qind, derisa partitë tjera ose mbetën në nivelin e njëjtë ose u tkurrën ndjeshëm. Partia Demokratike e Kosovës arriti të mbajë votën e zgjedhjeve të nëntë shkurtit. Kandidati për kryeministër i kësaj, Bedri Hamza ka dalë të hënën në konferencë për media e tha se ka pritur rezultat më të mirë.