Debati i politikës shqiptare u zhvendos këtë të mërkurë në Strasburg, në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, ku në fokus ishte procesi i integrimit evropian, por që mazhoranca dhe opozita debatuan sërish për zgjedhjet e 11 Majit. Në emër të qeverisë, ministri i Shtetit, Taulant Balla, tha se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, ndërsa i cilësoi historike zgjedhjet e 11 Majit.