Kur Blerina Muca të dalë para Vettingut atë do ta presë edhe kjo ankesë e Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, c’ka bën të qartë se kritikët e Vettingut kanë besim tek ky proces ndaj gjyqtares që e zhvendosi betejën per drejtimin e Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit. Kërkesa e demokratëve të Rithemelimit drejtuar kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko e bën të pashmangshme kontrollin e gjyqtares Muca kur ti vijë koha për të kaluar sitën e Vettingut për kriterin e aftesisë profesionale.