Grupi Parlamentar i PD në të parën mbledhje për 2024 diskutoi format e vijimit të mosbindjes civile në parlament duke nisur nga seanca e 15 Janarit. BARDHI-Opozita është në parlament në protestë dhe do ta vijojë protestën. Kjo do të ndodhë të hënën. Atë çfarë nuk po e arrin dot në Parlament me ngritjen e 8 komisioneve hetimore, deputetët mbështetës të Rithemelimit të Sali Berishës shpresojnë ta arrijnë në gjykatën kushtetuese.