Qeveria po përdor aktet normative duke ndryshuar buxheti për të bërë shpenzime të panevojshme në kohë pandemie. Akuzat janë ngritur nga opozita dhe përfaqësuesit e Presidentit në Komisionin e Ekonomisë, ku ky i fundit ka rrëzuar me votat e mazhorancës dy dekretet e Metës, aktin normativ për ndryshimet e buxhetit dhe atë për ligjin organik të buxhetit që shtyn në kohë konsolidimin fiskal.