Top Channel/ PD akuzon Ramën/ Sekretari për çështjet ligjore: Kryeministri përvetësoi prona në Vuno
02/08/2024 19:37

Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka regjistruar 22 ha tokë në Vuno në mungesë të dokumentacionit. Sekretari për çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso theksoi se qeveria përmes ndryshimit të kuadrit ligjor në periudhën 2016-2020 i ka hapur rrugë familjes së kryeministrit që të regjistrojë pronën në ATP pas vendimit të Gjykatës së Apelit, dhe jo ta rishqyrtojë atë siç parashikonte ligji i mëparshëm. “3 vjet më parë, më 7 gusht 2021, Artan Lame i Kadastrës dhe ish- kryetari, tashmë i arrestuar i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dilnin para banorëve të Vunoit për të lajmëruar përfundimin e regjistrimit të pronave. Në listën e përfituesve, ndryshe nga sa pretendon Rama, ishte dhe fisi Koleka, dhe mes tyre Aneta Rama-Koleka; Bëhet fjalë për 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë, ku vëllezërit Rama marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zone, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro.”-deklaroi Kaso. Këto deklarata, Rama i cilëson si propagandë dhe baltë ndaj familjes së tij dhe zotohet se do të ngre padi në gjykatë. Faktet e nxjerra nga PD, Rama thotë se janë ‘gropë ku ata do të bien vetë brenda’, ndërsa shton se “duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit në Vuno të Himarës, njësoj si plot trashëgimtarë të tjerë të kësaj zone – ku sapo isha së bashku me kryebashkiakun tonë të së dielës së ardhshme, Vangjel Tavon – nuk i ka marrë ende çertifikatat e pronësisë. Sepse unë, ndryshe nga kundërshtarët e mi pa din e pa iman, nuk jam i asaj kategorie përfaqësuesish të popullit, që tjetër thonë për njerëzit e tjetër bëj për vete”

Top Channel/ Gjekmarkaj: 11 maji farsë zgjedhore, Berisha u godit politikisht
03/07 13:44
Top Channel/‘Nuk po dal si servil nga ky Parlament’, Sula mbyll fjalimin e fundit me batutën e Ramës
03/07 13:22
Top Channel/ Mbledhja e fundit e Parlamentit! Opozita debat për mbetjet që po digjen në Elbasan
03/07 12:42
Top Channel/ ‘Mos u sill sikur ke ardhë nga mali’, Spiropali-Nokës: Ata nuk janë gurë varri që…
03/07 12:37
Top Channel/ ‘Bariu profesion i nderuar”, Braçe: Refuzoj të pranoj që këtu përbalten njerëz që…
03/07 12:37
Top Channel/ ‘Nuk gjen sektorë që i shërbejnë qytetarit’ Noka: Të gjithë i bëjnë fresk sulltanit
03/07 12:36
Top Channel/ Zhupa: Doni të kontrolloni totalisht mediat, keni objektiva të ndryshme
03/07 12:14
Top Channel/ ‘Investigime me financime nga shteti vetëm ju bëni’, Ina Zhupa sulmon mazhorancën
03/07 12:03
Top Channel/ Braçe: Në këtë vend kanë ndodhur ngjarje që e kanë damkosur Shqipërinë, por…
03/07 12:02
Top Channel/ ‘Shqipëria përballë sulmeve kibernetike të vazhdueshme’, Braçe: Të avancuara…
03/07 12:01
Top Channel/ Rama del nga Bashkia e Vlorës, shkon në galerinë e artit…
03/07 12:00
Top Channel/ Tabaku replikon me Gogun: Mos ma qaj hallin, kam përfaqësuar opozitën dhe…
03/07 11:27
Top Channel/Integrimi, Gogu: Nuk jemi aty ku e nisëm, pacienti zero i korrupsionit nuk mund të…
03/07 11:19
Top Channel/ Gjekmarkaj ironizon pas fjalimit të Gogut: Ta shkruajmë me shkronja të arta emrin…
03/07 11:18
Top Channel/ Tabaku: E mbyllim këtë legjislacion pa asnjë rezolutë për integrimin, kemi dështuar…
03/07 11:01
Top Channel/’Parlamenti i ri s’ka legjitimitet’,Sula:Opozita të bëjë kallzim penal për kryetarët…
03/07 10:45
Top Channel/ Zjarri në inceneratorin e Elbasanit, Xhafa: Iu vu flaka për të zhdukur provat
03/07 10:42
Top Channel/ ‘Grusht institucional’, Shehu: Mbyllja e AKU tepër e rëndë, korrupsion galopant dhe…
03/07 10:42
Top Channel/‘Kërkojmë debat për inceneratorin’,Tabaku:Skandal mjedisor me atë që po ndodh në Elbasan
03/07 10:31
Top Channel/ Kryeministri Rama në bashkinë Vlorë, pamje
03/07 10:04