Në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, Kosova e shënon këtë ditë me aktivitete zyrtare dhe homazhe për figurat historike. Ceremonitë kryesore u zhvilluan në Prekaz, ku të pranishëm ishin kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, të cilët nderuan sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e tyre në rrugën drejt lirisë.