Ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së kërkuan ndërprerjen e luftimeve në Gaza, duke i shtuar formulimit të ri pretendimin që pauza humanitare të ndodhë menjëherë. Në sfondin e gjendjes humanitare duhet patjetër një ndërprerje e luftimeve, madje kjo duhet të jetë e menjëhershme. Eshtë e nevojshme të krijohen korridore të sigurta, në mënyrë që ndihmat të mbërrijnë në Gazë.