Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që prej vitit 1985. Një paund u shkembye së fundi me 1.145 dollarë, nivel ky që nuk shihej prej pothuajse 4 dekadash. Banka e Anglisë e pranoi se vështirësitë ekonomike në Mbretëri të Bashkuar, si dhe forcimi i dollarit, kanë rritur presionin mbi monedhën vendase.