Për të marr lejen e drejtimit për makinën në Shqipëri duhët të kesh mbushur 18 vjec. Kriteri i moshës ndryshon nga njëri shtet në tjetrin. Por së fundmi edhe vendi ynë po shqyrton mundësinë e marrjes së patentës që në moshën 17 vjecare, njëjtë si në Gjermani. Kjo mundësi vjen si rrjedhojë e diskutimeve mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe përfaqësuesve gjerman të fushës së transportit.