Britania nuk ndalet: Pas valës së indinjatës që krijoi me vendimin për të dëbuar azilkërkuesit në Ruanda, qeveria britanike trazon ujrat sërish me vendimin për të ekstraduar themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, në Shtetet e Bashkuara për t'u përballur me akuzat për spiunazh. Urdhri u firmos nga ministrja e brendshme, Priti Patel.