Top Channel/ “Pastrimi” në radhët e uniformave blu, 131 nën hetim në 5 muaj
17/06/2025 19:50

Arrestimi i 3 punonjësve të policisë elbasan të cilët nuk parandaluan arratisjen e një personi të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nuk është rast i shkëputur . Shifrat e zbuluara nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore tregojnë se brenda forcës që duhet të ruajë rendin, po shtohen zërat që llogariten në dosje penale. Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, janë referuar për ndjekje penale 131 punonjës policie, një rritje me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë. Ndërkohë, 56 punonjës policie kanë rënë në pranga kryesisht për shpërdorimi i detyrës, korrupsion dhe veprimet arbitrare. Në raste të tjera operacione të Spak që kanë ardhur nga zbërthimi I komunikimeve të enkriptuara kanë zbuluar përfshirje të punonjësve të policisë në krim duke bashkëpunuar me grupet kriminale. Në operacionin e fundit “ura” u identifikuan dhe u caktua masë sigurie për dy punonjës policie të përfshirë . Më herët në mars të këtij viti në një tjetër operacion në bashkëpunim me spak u caktua masë sigurie për 4 efektive të dyshuar si përfshirë në grupe kriminale. Mes tyre shef krimesh në Himarë. I dyshuar për kultivim kanabisi, shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, I dyshuar për trafikimi të narkotikëve dheshefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, I dyshuar për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Pastimi I të inkriminuarve nga radhët e policisë ishte përfshirë edhe në raportin konfidencial në lidhje me sundimin e ligjit në Shqipëri hartuar nga Komisionit Europian. Sipas këti raporti AMP ka intensifikuar veprimtarinë e saj. vitin që kaloi u pranuan mbi 1,700 ankesa nga qytetarët dhe mbi 3,300 denoncime. Ndërsa 463 punonjës policie u cuan për ndjekje penale, kryesisht për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Top Channel/ Trump-BE, përplasjet vazhdojnë: Presidenti kritikon, BE: Lufta jashtë NATO-së
16/03 23:15
Top Channel/Dyshimet për Mojtaba Khamenei: I shpëtoi sulmit për sekonda, Iranin e trazojnë skandalet
16/03 23:15
Top News – 60 kg drogë nga Shqipëria në Greqi. 18 vjeçari grek kapet me hashash në Sajadë
16/03 21:30
Top Channel/ Shqipëria do marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
16/03 20:08
Top Channel/ Serat greke me produkte shqiptare, tregtarët: Këtu bujqësia po tkurret
16/03 20:03
Top Channel/ Humbën foshnjën dymuajshe, familja kërkon ta çojë trupin në vendlindje
16/03 20:03
Top Channel/Veliaj kundër SPAK në Kushtetuese, avokatët paraqesin prapësimet ndaj masës së sigurisë
16/03 20:02
Top Channel/ Shqipëria do marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
16/03 20:02
Top Channel/ PD-PS “përplasje” për rezolutën ndaj Iranit, opozita bojkoton: Axhendë e Ramës
16/03 19:45
Top News – Sinjalizohen, por nuk veprohet. Ndërtimet e paligjshme në zonat e mbrojtura
16/03 19:20
Top News – Foshnja ndërroi jetë në spital. Dy prindërit fajësojnë mjekët: E nxorrën para kohe
16/03 18:40
Top News- Veliaj në Kushtetuese/ Mbrojtja depoziton kundërshtimet ndaj prapësimeve të SPAK
16/03 17:57
Top News- Rrëmbehet e dhunohet disa here/ I marrin 700 mijë euro pasi i dhanë para me fajde
16/03 17:40
Top Channel/ Zbulimi arkeologjik në Bushat, qyteti antik shpallet zonë e kategorisë “A”
16/03 15:26
Top News – ‘Gonzato sillet si ambasador i Ramës’ / Berisha: Po mjegullon qëndrimin e PD në Bruksel
16/03 15:18
Top Channel/ Bomba ndaj policit në Lezhë, e vendosën dy persona me një motor
16/03 15:08
Top Channel/ Bombë me porosi nga burgu i Fushë-Krujës, kapen 7 ndihmësit e atentatorit
16/03 15:06
Top News-Largohet Sali Berisha? PD hap garën për kryetar të ri/ Grup pune dhe për Statutin e Partisë
16/03 14:41
Top News- Tritoli në makinën e policit/ Detaje nga hetimet, lënda plasëse u vendos nga 2 persona
16/03 14:32
Top News- Ku të punosh? Sektorët me pagat më të mëdha në vitin 2025
16/03 14:21
DIGITALB DIGITALB