Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap për të dalë nga lista gri e vendeve, të cilat janë nën monitorim për pastrim të parave. Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duke iu referuar të dhënave të indeksit të Bazelit që evidenton rritjen e rrezikut te pastrimit te parave ngre alarmin se paratë e pista po dominojnë ekonominë e vendit.