Në qarkun e Fierit, po vijon puna për pastrimin e kanalit kullues që është pjesë e infrastrukturës së Hidrovorit të Karavastasë. Kryeministri Edi Rama ndau disa pamje nga puna në terren ndërsa theksoi se përmes këtij investimi që përfshin fshatrat Daullas e Agim të Libofshës pritet të përmirësohet kullimi i 300 hektarëve tokë bujqësore.