Top Channel/ “Passion fruit nga Divjaka”. Njihni fermerin që bën mrekulli!
21/02/2025 15:40
Jo një por plot 15 fruta ekzotike ka mundur të kultivojë brenda një dekade Irakli Shkoza. Fermeri 75-vjeçar nga Divjaka tregon për Top Channel sekretin e tij por edhe se si po e ndihmon klima gjithnjë e më e ngrohtë e viteve të fundit.