Pavarësisht kundërshtimeve nga disa ligjvënës, autoritetet në Britani të Madhe kanë vendosur të mos kërkojnë pasaportën e vaksinimit kundër koronavirusit për hyrje në klube të natës dhe evente të tjera me shumë njerëz, duke përmbysur kështu politikën e mëparshme. Sekretari britanik për Shëndetësi, Sajid Javid ka thënë se Qeveria e ka lënë në sirtar për disa kohë kërkesën për pasaportë, të cilën do ta rikonsiderojë megjithatë nëse rritet shumë numri i të infektuarve.