Avioni i linjës “Lion-Stamboll” ka bërë ulje emergjente këtë mesditë në aeroportin “Nënë Tereza”, pasi një pasagjer preu damarët. 40-vjeçari me iniciale M.N., shtetas afgan, preu damarët e dorës gjatë fluturimit me avion. Raportohet se ky shtetas përdori një brisk, që nuk i dihet si i ka shpëtuar kontrollit në aeroport. 40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, por aktualisht është në gjendje kritike për jetën.