Ka mbërritur në Beograd pak çaste më parë kryeministri Edi Rama, i cili pritet të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Pasditen e sotme Rama ishte në Podgoricë, më herët në Sarajevë. Një ditë më parë, Rama vizitoi Shkupin dhe Prishtinën. Në Prishtinë, Rama u prit në takim nga presidentja e Kosovës, ndërsa takimi i Ramës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk ndodhi për shkak se ky i fundit refuzoi. Turneu i Ramës përfundon me vizitën në Serbi, ku do të takohet me kryeministrin serb, Aleksandçr Vuçiç. Në agjendën e kryeministrit shqiptar është paralajmëruar se bashkë me Vuçiçin, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.