Pas Fatos Tushes, janë arrestuar edhe nënkryetari i Bashkisë së Lushnjes dhe Drejtori i Prokurimeve për abuzime me tenderat. Gentian Nushi dhe Leonard Sefa u arrestuan pas një hetimi disa mujor lidhur me proceduarat e ndjekura të tenderit të kanalit Bishqthem-Bitaj. Në njoftimin e saj prokuroria ka konstatuar se Nushi ka ndërhyrë në procedurat e përzgjedhjes së fituesve në këtë tender.