Një orë telefonatë Trump-Putin, dhe rezultati ishte pohimi kategorik i shefit të Kremlinit se nuk tërhiqen nga avancimi në Ukrainë. Trump e pohoi më pas se nuk kishte pasur “ asnjë përparim” drejt një armëpushimi në Ukrainë gjatë një bisede telefonike me homologun rus, ndërsa shtoi se ishte “i pakënaqur” me luftën e vazhdueshme midis dy vendeve.