Top Channel/ Pas takimit me djalin përfundoi në psikiatri, ndodh e papritura për Simakun: Sot ajo…
18/01/2025 19:34

Një kalvar i gjatë vuajtjesh dhe përjetimesh për Parashqevi Simakun, që për publikun u bënë të njohura pas videos që qarkulloi në rrjet, ku ajo shfaqej e pastrehë duke pranuar ndihma sociale. Diva e muzikës shqiptare shpejt ngriti në këmbë të gjithë fansat dhe dashamirësit e saj të cilën nisën të interesohen për vendndodhjen e saj dhe gjendjen shëndetësore dhe emocionale të këngëtares. Ishte biznesmeni i njohur shqiptar Elton Iliriani ai i cili iu afrua dhe foli me të, duke e bindur që ta marrë dhe ta strehojë në një hotel. E ndërsa këtu fati i saj nisi të ndryshonte, Iliriani na zbuloi ngadalë se çfarë kishte ndodhur me yllin e muzikës së viteve 80’ në Shqipëri, dhe përse ajo prej më shumë se 8 vitesh rrinte në një stacion treni në New York. Arsyeja ishte i biri, kujdestarinë e të cilit e kishte humbur pasi ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj Robert Nolfe. Ajo priste në stacion me shpresën se një ditë ai do të vinte dhe do të takoheshin dhe përqafoheshin sërish. Pas shumë përpjekjesh, Iliriani ndërsa kujdesej për Simakun, arriti që të gjente dhe krijonte urë komunikimi me djalin dhe ish-bashkëshortin e Simakut, me të cilët më fund u arrit dhe takimi. Simaku takoi të birin pas kaq shumë vitesh, ndërsa emocionet ishin të forta për të dy ata. Ai i premtoi se do të rikthehej sërish, ndërsa Simaku i kërkoi që të ishte ai që të kujdesej madje edhe për karrierën e saj dhe rikthimin. Por duket se ndarja nga i biri edhe me premtimin se do të ritakoheshin, ishte një tronditje e fortë për të. Iliriani njoftoi në rrjetet e tij sociale se diva e muzikës ishte në një gjendje emocionale shumë të rënduar, ndoshta edhe më tepër sesa ishte në fillim kur e gjeti në stacion të pastrehë. Në bashkëpunim dhe me familjarët e saj, ata e dërguar Simakun për ndihmë dhe trajtim të specializuar në një klinikë psikiatrie. Por ndërsa shprehte frikën se ajo mund të rikthehej sërish në rrugë, sot Iliriani ka dhënë një lajm shumë të mirë. Ai shprehet në Instagram se Simaku e ka telefonuar dhe i ka thënë se ka nisur të marrë mjekimin e parë, për të vijuar më pas me kurën pasuese. Një lajm ky që rrit shpresat se tashmë Parashqevi Simaku do të jetë më mirë se asnjëherë më parë dhe do të marrë ndihmën e specializuar mjekësore për të cilën ka nevojë, për t’iu rikthyer jetës normale. “Flutura jonë filloi të rikthehet mes nesh! Sot ajo nisi kthesën! Plot 34 ditë sakrificë, magji, dashuri, sfida, lodhje, gëzim, lot, frikëra! Por në fund: FITUAM! Atë që askush nuk arriti ta bënte për 25 vite! ASKUSH! Jam krenar për ty flutur! Krenar për herë të parë për veten time, sepse ishte thjesht dhe vetëm dashuria që kam për ty! Ti sot pate bekimin e Zotit dhe prindërve të tu që vdiqën me merak për ty! Shërim të shpejtë Flutura jonë rozë! Tani jam i qetë sepse sfiduam dhe fituam atë që duhej! Derisa ti të shërohesh unë do vishem si ti në Penn Station!”, shkruan ai në Instagram.

Top News- “Të bësh s*ks me një femër, s’do thotë të kesh ndjenja”, G Bani diskuton për Gjestin
06/02 13:45
Top Channel/ Transformimi i pabesueshëm i Simakut pasi doli nga psikiatria, flet biznesmeni
06/02 13:35
Top Channel/ Është gay? Jozi tregon lidhjen me Milin! Mesazh për Kosovën dhe familjen e Gjestit
06/02 13:34
Top News- “Unë nuk e fal”, Gjesti i acaruar, diskuton me Eglin për Jozin
05/02 22:00
Top News- Gjesti dhe Egli zihen me Valbonën/ ”Kam gjak shqiptar, ‘Asnjë nuk më bën pis”
05/02 21:30
Top News- Gjesti shton armiqtë në shtëpi, paralajmëron G Banin: Luftë do kesh me mua…
05/02 21:00
Top News- Gjesti-Valbonës: Ti largohu, kemi festë se doli Jozi/ Plas debati mes tyre
05/02 20:46
Top Channel/ ‘Kop*l shkjau’, nga ofendimi te përjashtimi! Jozi kërkon falje, shpërthen në lot…
05/02 20:26
Top News- Plas në shtëpinë e BBVA, G Bani debat me Danjën: Mos u merr me mua
04/02 20:30
Top News- Gjesti zihet me G Banin/ “O legen”….kërcënime e ofendime mes dy banorëve
04/02 19:31
Top News- Egli bën këngë me Gjestin? Çfarë po planifikojnë banorët
04/02 09:55
Top News- G Bani shpërthen ndaj Gjestit dhe Eglit: Pisanjose, prishët dasmën
04/02 09:30
Top News- Gjesti përplaset me Jozin- Kush është këlysh…banorët shpërthejnë në brohorima
04/02 09:20
Top Channel/ “Më puthi në buzë pa dëshirë”, futbollistja spanjolle: Ja ç’më kërkoi presidenti
03/02 23:29
Top News- Shpërthen debati mes Gjestit dhe Gertës, tensione në shtëpi: A do të luajmë pisët?
03/02 22:15
Top News- Gjesti “zbërthehet” para Kristës, i tregon historitë e jetës së tij
03/02 21:43
Top News- Gerta i hedh alkool syve Gjestit/ Përplasje e fortë, zarf i zi në Big Brother
03/02 09:23
Top News – Gjesti ia thotë troç Eglit: SEN S’NDJEJ PËR TY!
02/02 14:48
Top News- Gjesti “sfidon” G Banin, kush fitoi nga dueli mes tyre….
01/02 15:00
Top News- Gjesti dhe Egli “çajnë muret” për të qenë afër, banori: Është super vajzë….
01/02 14:14
DIGITALB DIGITALB - OFERTA