Ekipi i Top Channel ndodhet në Metula këtë të mërkurë, fshati në kufi mes Libanit dhe Izraelit. E gjithë zona është e mbuluar nga tymi, pas sulmeve me raketa, ndërsa vetëm 350 metra më pas kanë ndodhur përleshjet në tokën libaneze pasi ushtria izraelite depërtoi në rrugë tokësore.