Top Channel/Pas suksesit në New York/ Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Londër, 3 sfilata & 1 çmim
25/09/2023 21:02

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në javën e modës në New York, Elton Ilirjani shkëlqeu me pjesëmarrjen e tij edhe në javën e modës në Londër. Ilirjani ishte imazhi kryesor i zgjedhur nga stilistë me famë botërore në 3 sfilata elektrizuese në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat morën vëmendje mediatike ndërkombëtare. Veçanërisht për të pati një dedikim special nga Associated Press si dhe dhjetëra revista të njohura si Vogue, Le Figaro, Bazzar që vendosën në faqet kryesore fotot e Elton Ilirjanit. Malan Breton, stilisti i famshëm me përvojë 30-vjeçare gjatë prezantimit të koleksionit pranverë-verë 2024 në Londër vlerësoi Elton Ilirjanin si muzën e sfilatës së tij, në të njëjtat hapa me supermodelen e njohur si muza e Versace-s, Irina Pantaeva që ndanin skenën së bashku. Sfilata e dytë nga designeri anglez Ross Griffiths e kushtuar për 15 vajza dhe gra modele me kancer ishte edhe më emocionale për Ilirjanin, i cili u përzgjodh si ikona e shfaqjes, duke e finalizuar atë. Jimmy Choo Academy ishte arritje e radhës për Eltonin, i cili ishte në krye të këtij eventi ekskluziv në Londër. Duartrokitjet gjatë 3 sfilatave nuk ndalonin, ku mes tyre ishin një mori personazhesh të famshëm si aktorja Ema Thompson e vajza e saj, Jimmy Choo e shumë këngëtarë të njohur viteve 90. Pas performancave dhe spektaklit, This Is Icon ishte kurora e vizitës së Eltonit në Londër Fashion Week ku Elton Ilirjani u shpall në top 3 e më të mirëve. Organizata teksa prezantoi ICON AWARDS 2023 i dha çmimin Ilirjanit për modeling dhe filantropi, teksa emocionet ishin të mëdha për të pasi vlerësohej njësoj me vetë krijuesit e mëdhenj të fashion-designerit Malton Breton dhe Julia Haart, e njohur për agjencinë e modës Elite World Group. Elton Ilirjani, shqiptari i suksesshëm në mbarë botën me ndikim të madh në rrjetet sociale ku numëron me shumë se 11 milion ndjekës po përhap me çdo lëvizje të tij edhe më tej mesazhin për barazi gjinore. Modeli Ilirjani ka spikatur që në Shqipëri si një zë i fortë për të drejtat e komunitetit LGBTQI dhe vazhdon rrugëtimin socialo-artistik edhe në arenën ndërkombëtare.

Top Channel/ E prishi sfidën në sekondën e fundit? Habit veprimi i papritur i Selin
03/04 22:41
Top Channel/ “Takoj babin tënd…”, debat i ashpër mes Rogertit dhe Mateos: Ty t’a fusin natë e ditë
03/04 22:39
Top Channel/ “I ke të gjitha të këqijat”, Miri debaton ashpër me Selin, banorja: Nuk jeni mësuar të…
03/04 22:37
Top Channel/ Daja i Brikenës mesazh të prerë banores për Mateon, shtangen konkurrentët
03/04 19:25
Top Channel/ “Dua të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme”, Miri i kërkon falje Selin,: Nuk ke…
03/04 14:09
Top Channel/ “Brikena ka dalë…”, Shëndriti dhe Brikena i punojnë rreng Mateos, ja si reagoi banori
01/04 17:48
Top Channel/ “Do të hyjë në lojë me mua”, Miri për Selin: Do afrohet…
30/03 22:58
Top Channel/ “Prap unë po dal e keqja”, Brikena në lot: Nuk kam bërë asnjë lloj gabimi
30/03 21:46
Top Channel/ Nga kush u përlot Rogerti? E ftuara e papritur në BBV 5 nuk kursen mesazhet për banorin
27/03 22:16
Top Channel/ Gimbo rikthehet i prangosur në shtëpinë e “Big Brother Vip 5”, ja si reagoi Selin
27/03 22:14
Top Channel/ Brikena përlotet: Për Mateon ka më shumë rëndësi të flasë me Selin sesa…
27/03 15:30
Top Channel/ E papritur! Monika Kryemadhi hyn në shtëpinë e Big Brother, “ngacmon” banorët
26/03 22:30
Top Channel/ Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri: Më thanë do të…
26/03 21:07
Top Channel/ “Për Zotin kam frikë”, Rogerti ‘i tmerruar’ në dhomën e rrëfimit, ‘shpërthen’ në lot kur sheh… breshkën
26/03 21:05
Top Channel/ Kristi Lamaj rikthehet në shtëpi duke u futur nga muri, çfarë po ndodh në BBVIP
25/03 21:28
Top Channel/ “Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane
25/03 21:21
Top Channel/ Sfida e mosreagimeve, Brikena përlotet teksa sheh ish-banorin
25/03 21:19
Top Channel/ “Të kisha aq afër…” Mateo bisedon me Brikenën për puthjen
24/03 13:54
Top Channel/ Kush e fiton Big Brother-in? Nga Stenaldo te Selin dhe Miri, ja si përgjigjen banorët
23/03 22:56
Top Channel/ “Në kurrizin tim ke…”, Stenaldo debaton me Rogertin, banori: Unë kam treguar…
23/03 22:46