Pas super sistemeve raketore nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina merr një ndihmë të rëndësishme ushtarake edhe nga Gjermania. Kancelari Olaf Scholz premtoi dërgimin e një sistemi modern të mbrojtjes ajrore për të luftuar kundër agresorëve ruse, e përpos kësaj, një radar lokal i aftë të zbulojë artilerinë do të vihet në dispozicion të Forcave të Armatosura ukrainase.