530 milionë dollarë grante nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të marrë Ukraina nga fondi i krijuar në Bankën Botërore, ku mund të bëhen donacione për Qeverinë e Kievit, pas nisjes së pushtimit rus.SHBA-ja ka dhuruar afër 500 milionë dollarë dhe Britania 24 milionë të tjera; këto para kanë mbërritur tashmë në Kiev njoftoi Ministria ukrainase e Financave.