Pas vizitës së një dite më parë në Prishtinë, i dërguari i posacëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi takohet në Beograd me presidentin Aleksandar Vuçic. Ndalesa e zyrtaerit të lartë europian në Serbia ka qëllimin e qartë të monitorojë zbatimin e marrëveshjes së arritur mes palëve në Bruksel, si dhe përgatitjen e takimeve të ardhshme mes dy vendeve.