Pak para përplasjes me Rusinë në sytë e të gjithë botës nga tryeza e Këshillit të Sigurimit, kryeministri Edi Rama, i ofroi jo vetëm me fjalë Ukrainës përkrahjen e plotë të Shqipërisë. Rama nënshkroi për këtë qëllim një deklaratë të përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, në selinë e organizatës.