Gjatë pandemisë së Covid 19, u duk sikur disa sëmundje të tjera, sidomos ato tipiket tek fëmijët, u larguan. Por në fakt, kjo ishte e përkohshme sipas ekspertëve dhe i detyrohej izolimeve masive. Tani këto sëmundje po rikthehen sërish me shifra të larta: arsyeja është se sistemi imunitar nuk u mësua me luftën kundër disa sëmundjeve si fruthi.