Besimtarët myslimanë në qytetin e Lezhës kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Fitër Bajramit, duke shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Që në orët e para të ditës, dhjetëra qytetarë iu drejtuan xhamisë, ku në një atmosferë përkushtimi dhe qetësie kryen faljen e namazit. Në mesazhin e përcjellë, u theksua rëndësia e paqes, solidaritetit dhe harmonisë mes njerëzve, si dhe vlera e sakrificës gjatë muajit të agjërimit.