Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, veçanërisht gjatë korrikut, Kukësi është përfshirë në 24 orët e fundit nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me erë të fortë. Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës ka bërë të ditur se, pavarësisht intensitetit të reshjeve, qarkullimi në rrugët nacionale vijon normalisht.