Lideri tashmë i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoum, kërkon ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërkombëtarët për rikthimin e rendit kushtetues, pas grushtit të shtetit që ndodhi javën e kaluar. Ende nuk ka një reagim nga autoritetet amerikane, të cilat kanë bërë vazhdimisht thirrje për qetësimin e situatës.