Dy muaj mbasi gjyqtarja Klorinda Cela u shkarkua nga vettingu, ministri i drejtësisë kërkon që SPAK ta hetojë sepse ka penguar përmes një vendimi gjyqësor investimet e qeverisë. Në një konferencë të posaçme për shtyp, ministri Manja ishte njëlloj i ashpër me Çelën si dhe kryeministri.