Partizani dhe Skëndërbeu nuk e kanë filluar mirë këtë kampionat pasi janë mundur në takimet e para, respektivisht nga Teuta dhe Tirana. Megjithatë ditën e shtunë përballen me njëra-tjetrën për të provuar të marrin një rezultat pozitiv. Edhe pse në letër, të kuqt e Dajës janë pretendent, vetë trajneri shprehet me rezerva por pa harruar qëllimin e vizitës në Korcë.