12 ekipe ndërkombëtare arkitektësh prezantuan projektet e tyre finaliste për Parkun Besimit një hapësirë publike që do të shërbejë si një vend që do të bashkojë të gjitha besimet fetare. Kryeministri Edi Rama e vlerësoi projektin si mënyrë për të nderuar një ndër vlerat e traditës shqiptare, atë të bashkëjetesës fetare.