Në shumë rrugë të Durrësit, kryqëzimet dhe vijat e bardha bllokohen nga makinat e parkuara gabim, duke u kthyer në një shqetësim real për përdoruesit e rrugës. Kodi rrugor shkelet, ndërsa masat për lirimin e kryqëzimeve dhe vendeve të tjera të palejuara për parkim nuk janë të vazhdueshme. Qytetarët ndjehen të pasigurtë.