Top Channel/ Parkim nëntokësor tek Pazari i Ri, do ndërtohet nga bashkia e Tiranës
09/10/2024 19:55

Në zonën e Pazarit të Ri do të ndërtohet një parking nëntokësor me dy kate. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi planin e projektit, i cili përfshin edhe rehabiltimin e fasadave dhe rrugës “Luigj Gurakuqi” deri te sheshi “Avni Rustemi”. Veliaj tha se me këtë projekt i jepet prioritet njerëzve, duke e kthyer sheshin “Avni Rustemi” në një destinacion për qytetarët dhe turistët e shumtë. “Nuk i kemi shpallur luftë makinave, por kemi vendosur që hapësira lart të jetë për njerëzit, ndërsa makinat do të futen poshtë, në parkimin e sheshit “Avni Rustemi”. Në hierarkinë e prioriteteve të një qyteti, njerëzit janë të parët dhe pastaj mjetet, në funksion të njerëzve. Parkimi do të ketë 210 poste, kurse sheshi “Avni Rustemi” do të transformohet në një destinacion. Ky është një vendim që e kemi marrë dhe nuk dua që asnjë nga bizneset të ketë dhimbje koke prej punimeve. Do sigurohemi që të mbarojmë pjesën më të madhe të punimeve gjatë dimrit, para se të vijë stina e turistëve. Në momentin që vëmë përpara pjesën më të madhe të volumit të punës, e kemi shumë më kollaj të punojmë me fasadat e ndërtesave individuale”, shpjegoi Veliaj. Ai u shpreh se një tjetër parking do të ndërtohet në hyrje të Liqenit Artificial për vendosjen e autobusëve të turistëve, si dhe për qytetarët që frekuentojnë parkun me familjen. Kryebashkiaku kujtoi se para 10 vitesh në Tiranë nuk kishte asnjë parkim nëntokësor.

Top Channel/ Festa për të rinjtë! Argëtim e informim në parkimin e sheshit Skënderbej
08/12 22:57
Top News/ Java e kulturës austriake në Shqipëri/ Një kalendar i pasur aktivitetesh në shtatë ditë
25/10 17:06
Top Channel/ Parkim nëntokësor tek Pazari i Ri, do ndërtohet nga bashkia e Tiranës
09/10 19:55
Top Channel/ Kampionia shqiptare e xhudos, vajza nga Lezha në garat ndërkombëtare
05/10 20:18
Top Channel/ Doni të aplikoni për Lotarinë Amerikane? Hapen sot regjistrimet, çfarë duhet të dini
02/10 21:27
Top Channel/ Regjistrimet në UBT, studentët do të paguhen me 400 mijë lekë çdo muaj
02/10 19:58
Top Channel/ Rikthehet “Portokalli” këtë të diel, interes i lartë për ta parë “live”
30/09 20:06
Top Channel/ Punë për Arditin! 45-vjeçari i lindur me nanizëm i njohur për takimin me Nënë Terezën
28/09 19:52
Top Channel/Lori Caffe në Prishtinë! Festivali i Kafesë e Çajit, Kosova mirëpret produktet cilësore
26/09 20:09
Top Channel/ “Për shqiptarët”, nis nesër programi që na bën bashkë për të dhënë shpresë dhe kurajë
26/09 20:02
Top Channel/ Festa e koranit, 1.8 milionë rasat nga peshku i rrallë u hodhën në liqenin e Ohrit
14/09 19:48
Top Channel/ Panele fotovoltaike në shkolla, Balluku viziton shkollën e rikonstruktuar në Klos
11/09 19:56
Top News/ Copëza nga kultura turke në Shqipëri/ Nga Tirana në Durrës, koncerte dhe ekspozita
11/09 19:06
Top Channel/ Ayan Spirollari është talent në muzikë, por tani ka zgjedhur “Inxhinieri Mjedisi”
08/09 19:56
Top Channel/ “Të largojmë urrejtjen”, Veliaj në qendrën “Gonxhe Bojaxhi” në ditën e Nënë Terezës
05/09 19:56
Top Channel/ 400 apartamente, së shpejti shorti për ngarjen e banesave në lagjen “5 Maji”
31/08 15:23
Top Channel/Siguria e ushqimeve, Ekspertët:Analiza e fruta-perimeve vetëm në laboratorë profesionalë
31/08 15:13
Top Channel/Shtëpitë e reja, punimet e fundit në lagjen 5 maji, do strehohen të pastrehët e tërmetit
30/08 15:17
Top Channel/ Flamurtari–Barcelona/ Luhet ndeshja mes yjeve të viteve 80’. Kujtohet barazimi historik
30/06 12:35
Top Channel/ Libri “Klithmat e Brengës”! Historia e gjeneralëve që u dënuan për idetë që kishin
26/05 19:59
DIGITALB DIGITALB - OFERTA