Top Channel/ Paratë e profesionistëve të lirë/ PD çon në kuvend draftin për shlyerjen e muajve
20/09/2024 19:48

Grupi parlamentar opozitar ka dërguar në Kuvend një draft ligjor për t’i kthyer mbrapsht paratë profesionistëve të lirë të cilët kanë paguar këstet e parapagimit të tatim-fitimit. Pas rrëzimi të taksës 15% mbi profesionet e lira nga Gjykata Kushtetuese, opozita shprehet se një pjesë e tyre duhet të marrin sërish paratë e tyre, ndërsa pjesës tjetër duhet t’i fshihen detyrimet nga sistemit tatimor së bashku me kamatvonesat e akumuluara. Sipas draftit të dorëzuar në Kuvend bëhet fjalë për 6541 tatimpagues të cilët në periudhën janar – qershor 2024 kanë paguar në total vlerën prej 500 milionë lekësh. Edhe pse në draft shkruhet se qeveria ka shprehur vullnetin për të kthyer mbrapsht paratë, sipas deputetëve të opozitës këto ndryshime ligjore nuk lënë hapësira për interpretime dhe abuzime në të ardhmen. Në projektligj përcaktohet se të gjithë profesionistët që kanë bërë pagesa në gjashtë muajt e parë të vitit tu kthehen paratë brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit ose paratë t’i transferohen për të shlyer detyrime të tjera tatimore. Gjithashtu ligji përcakton edhe fshirjen e detyrimeve tatimore në sistem për pjesën tjetër që nuk kanë paguar së bashku me kamatvonesat. Kjo lëvizje vjen pas paqartësisë që ka shkaktuar shfuqizimi i pjesshëm i ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat nga gjykata kushtetuese, e cila nuk pranoi argumentin e qeverisë se profesionet e lira duhet të hynin në regjim tatimor brenda këtij viti. Në argumentimin e saj Gjykata Kushtetuese e shfuqizon ligjin si të papajtueshëm me Kushtetutën por nuk shprehet për hapat e tjerë teknikë, më konkretisht pagesat e një pjese të profesionistëve të lirë.

Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
DIGITALB DIGITALB