Në Nabi al Shid, në Liban një kompani parashutistësh izraelitë u përleshën me grupin e Hezbollahut. Të paktën 3 ushtarë izraelitë dhe 12 anëtarë të grupit Hezbollah u vranë. Siç raporton gazetari i Top Channel Artur Bibe, pas përleshjes parashutistët u larguan me helikopterë për t’ja lënë vendin bombardimeve të ushtrisë izraelite.