Është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës Antonela Berisha, e cila bashkë me motrën e saj akuzohen se dhunuan Klea Prengën. Ndaj tyre sot pritet të jepet masa e sigurisë. Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat ishin shpallur në kërkim pasi dy muaj më parë dhunuan modelen Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, duke e shpërfytyruar, u vetëdorëzuan në polici dy ditë më parë.