Një krim i rëndë është parandaluar në një familje në Elbasan, ku burri ka kërcënuar gruan se do ta vriste me sëpatë. Autori 48-vjeçar u arrestua në kushtet e flagrancës, por nga hetimet rezultoi se në një parcelë në pronësi e tij, në fshatin Vreshats, kishte kultivuar fidanë narkotikë.