Top Channel/ Paralizohet prej dëborës aksi Librazhd-Peshkopi, dhjetëra qytetarë të bllokuar
11/01/2026 12:51
Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë të dëborës, aksi Librazhd-peshkopi është bllokuar.
Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar me mjetet e tyre në kthesën e Lunikut.