A po kërkon Rusia ta destabilizojë Ballkanin përmes Serbisë? Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit paralajmëroi në Radio Evropa e Lirë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe qëllimi i këtij skenari është që të krijojë destabilitet dhe te pengojë integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike.