Yulia Navalnaya, e veja e ish-liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në një intervistë të dhënë ngriti sërish alarmin mbi mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të përdorë armët bërthamore. Ajo e përshkroi Putinin si një njeri të paparashikueshëm veprimet e të cilit shpesh nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën.