Top Channel/ “Paqja qoftë me ju”! Mesazhi parë i Papa Leonit XIV në Vatikan: Njerëzimi ka nevojë…
08/05/2025 23:25

“Paqja qoftë me të gjithë ju”, nisi mesazhin e tij të parë si kreu i Kishës Katolike Papa Leoni. Mes emocionesh, Robert Francis Prevost turmën në sheshin e Shën Pjetrit, poshtë ballkonit ku mbajti fjalimin. “Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju. Njerëzimi ka nevojë për Krishtin si një urë që Zoti dhe dashuria e tij ta arrijnë. Na ndihmoni dhe ndihmoni njëri-tjetrin, ndërtoni ura”. Papa i bëri homazhe të ndjerit Papa Françesku, duke i kërkuar besimtarëve të kujtojnë trashëgiminë e paraardhësit të tij. “Le ta mbajmë në vesh zërin e Papa Françeskut që bekon Romën. Papa që bekoi Romën, i dha bekimin e tij të gjithë botës atë mëngjes të Pashkëve. Më lejoni të vazhdoj me atë bekim. Zoti na do. Zoti i do të gjithë. E keqja nuk do të mbizotërojë”, tha ai në italisht, duke vijuar më pas në spanjisht, për t’iu drejtuar “dioqezës së tij të dashur” në Peru, aty ku shërbeu për më se një dekadë. Papa Leoni XIV foli për vizionin e tij për Kishën Katolike si një Kishë që “ndërton ura” dhe angazhohet në biseda. “Ne duhet të përpiqemi së bashku të jemi një kishë misionare. Një kishë që ndërton ura dhe dialog“, tha Papa, që u bëri thirrje njerëzve të jenë bamirës dhe të ndajnë dashuri me njëri-tjetrin. Robert Francis Prevost 69 vjeç, nga Çikago është Papa i parë në histori nga Shtetet e Bashkuara. Një udhëheqës me përvojë, e kaloi pjesën më të madhe të karrierës si misionar në Amerikën e Jugut dhe së fundmi drejtoi një zyrë në Vatikan për emërimet e peshkopëve. Ai punoi për një dekadë në Peru dhe më vonë u emërua peshkop ne një qytet tjetër peruan, ku shërbeu nga viti 2014 deri në vitin 2023.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00