Që prej orëve të para të kësaj të mërkure në rrugët e Libanit jugor nisi festa për arritjen e një armëpushimi. Grupi militant Hezbollah me seli në Libandhe Izrali i kanë dhënë fund luftimeve mes tyre, me ndërmjetësimin e udhëheqësve amerikanë dhe francezë, të cilat po ashtu kanë deklaruar se e kanë shturuar rrugën edhe për arritjen e një armëpushimi në rripin e Gazës.