Top Channel/ Papës i ndryshojnë mjekim, trajtim për një “situate komplekse klinike”
17/02/2025 19:54

Papa Françesku do të vazhdojë të qëndrojë në spital deri sa gjendja e tij shëndetësore të jetë e mirë, sipas deklaratës së bërë me dije nga Vatikani. Papa, 88 vjeç, u shtrua në spitalin Gemelli në Romë të premten me përkeqësim të bronkitit dhe u diagnostikua e u trajtua për një infeksion të traktit respirator. “Rezultatet e testeve të kryera sot kanë demonstruar një infeksion polimikrobial të traktit respirator, i cili ka çuar në një modifikim të mëtejshëm të terapisë”, tha Vatikani në një deklaratë. Një infeksion polimikrobik është një infeksion i shkaktuar nga dy ose më shumë mikroorganizma dhe mund të shkaktohet nga bakteret, viruset ose kërpudhat, shkruan Guardian. “Të gjitha testet e kryera deri më sot janë tregues të një tabloje komplekse klinike që kërkon një qëndrim të përshtatshëm në spital”, thuhet në deklaratë. “Ai na thirri të premten dhe të shtunën, ai ishte në humor të mirë,” tha një menaxher i kishës për kanalin e lajmeve TgCom24. “Zëri i tij ishte pak i lodhur, por ai donte të dinte se si ishim. Të dielën, megjithatë, ai ishte duke pushuar dhe ne e dinim që ai nuk do të telefononte.” Papa, i cili ka vuajtur nga problemet me shëndetin vitet e fundit, u shtrua gjithashtu në spital në mars 2023 me bronkit akut. Pasi doli nga spitali, ai tha: “Jam ende gjallë”. Françeskut iu hoq një pjesë e mushkërisë në fillim të 20-tave ndërsa trajnohej për të qenë prift në vendlindjen e tij, Argjentinë. Ai gjithashtu iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë në qershor 2021.

Top News – Bursat në pikiatë. Irani zhyt ekonominë globale në pasiguri
23/03 10:00
Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
Top News – ‘Jam i lumtur që ka vdekur!’ / Trondit sërish Trump, ‘pandjeshmëria’ në nivel të ri
22/03 17:10
Top News – Bazat amerikane, mbrojtje apo rrezik…? Vendet e Gjirit në dilemë: Lufta e Netanyahut
22/03 16:25
Top News – Meloni para sfidës së madhe / Dy ditë referendum për reformën në drejtësi
22/03 16:23
Top News – Shpërthim i jashtëzakonshëm meningjiti / Shtohen rastet në Britani, dy viktima deri tani
22/03 16:22
Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
DIGITALB DIGITALB