Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04/2026 12:19

Papa Leoni I 14 deklaroi se shpreson që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po kërkon një mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme dhe për të ulur nivelin e dhunës. Duke folur për gazetarët teksa largohej nga rezidenca e tij në Castel Gandolfo drejt Vatikanit, Papa tha se kishte marrë sinjale se Trump dëshiron të përfundojë konfliktin. “Shpresoj që ai po kërkon një rrugëdalje, një mënyrë për të ulur dhunën dhe bombardimet,” u shpreh Papa, duke theksuar se kjo do të ishte një kontribut i rëndësishëm për të zbutur urrejtjen që po rritet vazhdimisht në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Kreu i Kishës Katolike u bëri thirrje të gjithë liderëve botërorë që të rikthehen në tryezën e dialogut dhe të kërkojnë zgjidhje për konfliktet. “Le të rikthehemi në dialog dhe të gjejmë zgjidhje për problemet,” tha Papa, duke nënvizuar se bota po përballet me vuajtje të mëdha dhe humbje jetësh, përfshirë edhe fëmijë të pafajshëm. Në prag të Pashkëve, që ai do t’i festojë për herë të parë si Papë, Leo XIV theksoi se kjo periudhë duhet të jetë një kohë paqeje dhe reflektimi të thellë, por fatkeqësisht, sipas tij, dhuna dhe lufta vazhdojnë të dominojnë në shumë pjesë të botës.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19