Fjalimin e tij vjetor para diplomatëve, Papa Francesku e ktheu në një mundësi për të ngritur edhe një herë zërin për Gazën. Ati i Shenjtë përcolli kritikat e tij të ashpra ndaj fushatës ushtarake izraelite në territorin e gjunjëzuar, dhe e quajti “serioze e të turpshme” situatën humanitare, teksa iu referua vdekjeve të shkaktuara nga i ftohti në në enklavën palestineze ku nuk ka pothuajse fare energji elektrike.